Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhorancës. Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu drejtua Albana Vokshit duke i thënë se për të kishte numrin “0900”, një fjali që sipas PD, nënkuptonte linjat erotike që përdoreshin dikur.
Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.
“Ndyrësire, i pafytyrë, burrë legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.
Ndërkohë Klevis Balliu është përplasur edhe fizikisht me Ballën.


