Një rast tronditës sulmi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktimë është një 14-vjeçare. Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga një person i cili e ka prekur në vende intime teksa ajo ndodhej në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, ku e mitura pasi kishte qenë në banesën e një shoqeje, kishte telefonuar shtetasin Sh.R dhe i kishte kërkuar që ta çonte në shtëpi me makinën e tij. E mitura kishte komunikuar me të më herët në rrjetin social “SnapChat”. Sipas dëshmisë, vajza ka treguar se kur kishte hipur në makinë, Sh.R i ishte drejtuar me fjalët “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele”. Më pas teksa përdorte fjalë edhe më banale, e kishte prekur në vende intime. E mitura ka treguar po ashtu se ai i kishte thënë: “A po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt”.

Pas ishte ndjerë e frikësuar, vajza i kishte këkruar që të ndalonin gjatë rrugës me justifikimin se duhet të shkonte në tualet. Pas ka zbritur nga makina, ajo ka nisur të qaje dhe njerëzit që ndodheshin aty kanë njoftuar policinë, duke bërë të mundur arrestimin e Sh.R.

Njoftimi i autoriteteve në Kosovë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 16.08.2026, rreth orës 12:40, në rrugën Ferizaj – Gjilan, saktësisht në fshatin “B” i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë, në atë mënyrë që e dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës 23:00, posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera …., e kur kishte parë një rrezik të tillë e dëmtuara kishte kërkuar nga i pandehuri që të ndalet në “H.P.” kinse për të shkuar në tualet dhe posa kishte hyr brenda në tualet kishte filluar të qaj me zë të lartë dhe kishte arritur të lajmëroj policinë ku edhe i njëjti është arrestuar dhe kishte arritur ti shpëtojë edhe ndonjë sulmi edhe më të rëndë, ku nga veprimet e të pandehurit e dëmtuara kishte pësuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon edhe raporte mjekësore të lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.