Qeveria e Jemenit ka njoftuar se forcat e armatosura të këtij vendi kanë vrarë Said al-Shehri, që njihet si udhëheqësi i dytë i Al-Kaedës në Gadishullin Arabik.


Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se Shehri ishte vrarë së bashku me gjashtë militantët të tjerë, gjatë një operacioni të armatës në rajonin e largët lindor në Jemen, ku qeveria, për muaj të tërë po lufton militantët.


Shehri ishte shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte liruar nga burgu amerikan në Guantanamo, në vitin 2007. Nga Uashingtoni, Al-Kaeda në Gadishullin Arabik është cilësuar si krahu më i rrezikshëm i rrjetit militant islamik.


Më parë, Shtetet e Bashkuara kanë përdorë aeroplanë pa pilot për t’i marrë në shënjestër pjesëtarët e këtij grupi.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)