Shefi i sigurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sana të Jemenit është qëlluar për vdekje mesditën e sotme.


Kasem Aklani është qëlluar me armë zjarri nga një person që lëvizte me motoçikletë. Aklani ka punuar në ambasadën amerikane rreth 20 vjet.


Qeveria e Jemenit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë ofensivën kundër degës së Al Kaidës në vend, duke kthyer kontrollin e disa qyteteve në jug.


11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)