Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 12 të organizuar në Tiranë, ka folur për mediat para nisjes së tubimit. Qytetari u shpreh se protesta është kundër qeverisë, por edhe kundër opozitës duke u shprehur se është kundër dyshes Rama-Berisha. Më tej, ai shtoi se shantazhet dhe kërcënimet për të prishur protestën vijnë më shumë nga njerëzit pranë opozitës.

“Që nga dita e parë që ka nisur kjo protestë, dua të them që problemet e 35 viteve nuk zgjidhjet për 10. Jemi kundër dyshes që kanë marrë peng vendin, jemi kundër dyshes, Rama-Berisha. A keni parë ndonjëherë tubime kaq të sinkronizuar, në të gjithë botën ku ka shqiptarë. Po të dihej se kush është këta do e kishin kapur, por duke qenë se është vullnet popullor nuk kanë çfarë të bëjnë, Por shantazhet dhe kërcënimet më të mëdha vijnë nga njerëzit pranë opozitës…”, u shpreh protestuesi.