Pas daljes nga mbledhja e grupit të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkaktari i krizës është vetëm ai. 

Sipas Bashës nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni.

Ai shtoi se pak muaj më parë energjia u shit me 1/3 e çmimit që do të blihet sot.

“Kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike por me një krizë korrupsioni. Ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Që ta blejnë do iu duhet të marrin borxh, borxhin do e nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsye pse është krizë korrupsioni.

Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre”, tha Basha.