Erion Braçe denoncon vonesën e qeverisë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për mungesën e shërbimeve shëndetësore në Njësinë nr.5, duke theksuar se mijëra banorë janë të pambuluar gjatë periudhës së gripit.

“Që më datë 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje-përgjigje këtu me ministrin e shëndetësisë. I jam referuar një çështjeje të caktuar që ka të bëj për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore, në njësinë nr.5 dhe mendova që ishte momenti i duhur për të marr një përgjigje pas 3-4 muajsh.