Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq të ri”, duke theksuar nevojën për qartësi strategjike, vendimmarrje të vendosur dhe disiplinë politike në një moment që e cilësoi vendimtar për të ardhmen e vendit. Sipas Ramës, pas arritjeve të Shqipërisë, vendi përballet me sfida që shkojnë përtej axhendës së zakonshme qeverisëse.

Kreu i qeverisë theksoi se momenti aktual po vë në provë aftësinë udhëheqëse dhe pjekurinë politike e shoqërore, duke nënvizuar se diferenca mes pikës ku ndodhet sot Shqipëria dhe objektivit përfundimtar drejt integrimit europian përcaktohet nga mënyra se si shfrytëzohet çdo ditë dhe çdo detaj i procesit qeverisës.

“Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit, ku këta radhë do të jetë qeveria që do të raportojë para grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë përmes mediave opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi, jo thjesht ne, por vendi ynë sot.

Pas një fitore historike, pas çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave me BE, si dhe pas zhvillimeve që lidhen sa me ecurinë dhe fatin e reformës historike në drejtësi, aq edhe me qëndrueshmërinë politike dhe shtet bërjen

Unë besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia vazhdon të ecë me rimtët e parashikuara, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë ndërkombëtarisht, ndërkohë që projektet në zhvillim, hartim e sipër për ti zhvilluar në këtë mandat, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, adresim të vendosur dhe një disiplinë nga ana jonë. Sepse përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numër, për tu ngjitur aty ku prej dekadash e kërkon amaneti dhe patjetër e meritojnë gjeneratat. Çdo vend numëro për Shqipërinë sot është rënie ekonomike.

Rreziku që ne të bëhemi irelevant është real, kur them ne kam parasysh vendin tonë. Pse i them këto? Le ta nisim nga vetja, sepse ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjikë, por një udhëkryq mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tonë, gjë që u ka ndodhur më parë jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera partive të mëdha, kur kanë ngatërruar sensin e madhësisë së tyre me thellësinë e sifdave. Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, kur duhet të ngjitemi ende me lart, dhe kur diferencën mes pikës ku jemi dhe asaj ku duam të mbërrijë e bën çdo detaj dhe çdo ditë nga mënyra si e shfrytëzojmë ditën”, tha Rama.