Ilir Xhakolli, kryetar i bashkisë Pogradec ka folur për situatën pas reshjeve intensive të shiut orët e fundit. Ai tha se bashkia do të sigurojë shtëpi me qira për ata banorë që u janë përmbytur shtëpitë.
“Ka rreth 24 orë që e gjithë bashkia është në këmbë, grupet e emergjencave janë ndarë sepse nuk është vetëm Buçimasi pra kjo njësi administrative por në fakt kjo është prekur më shumë sepse ka edhe një pjesë të konsiderueshme në qytet, edhe në zonën e Mokrës por edhe në zonën e Gorës.
Sigurisht që këtu, ndaj jam edhe sot, ka më shumë probleme se në zonat e tjera, ne kemi vajtur me grupet e punës nëpër të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytja, patjetër që bashkia do marë në konsideratë kërkesën e tyre, kemi siguruar shtëpi me qira deri në momentin që do sigurohen shtëpitë, patjetër që bashkia do jetë në gadishmëri edhe sot sepse edhe parashikimet kështu janë.
Lajmërojmë edhe qytetarët të jenë të gatshëm dhe në bashkpunim me komunitetin bashkia mund të bëjë gjithçka. Ne jemi të gatshëm ndaj ftoj dhe qytetarët për çdo problem të marin kryetarët e njësive administrative, kordinatorët. Dy banesa janë jasht funksionit, të dyja familjet janë të sistemuara me bonus qiraje. Nesër vjen grupi i inxhinierve për të bërë projektin e ahtëpive të tyre për pjesën që do riparohet dhe besoj në një kohë rekord ata do kthehen në banesat e tyre. Dy lumenjtë i Vërdovës dhe i Rëmenjit janë më problematikët. Të dy rjedhin në liqenin e Pogradecit, ne për to kemi hartuar projekte sepse në momente të tilla bëhen të rrezikshme për qytetarët”, tha ai.


