Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje verbale mes banorëve dhe autoriteteve.
Në momentin që nisi shembja e objekteve, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përballur me kundërshtimin e ashpër të banorëve lokalë, të cilët reaguan me zemërim ndaj ndërhyrjes. Ata kanë deklaruar se ndodhen në tokën e tyre dhe janë duke mbrojtur pronat familjare.
Përplasjet kanë përfshirë debate të ashpra dhe kundërshtime të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe forcave të rendit që shoqëronin aksionin. Banorët shprehen se nuk janë kundër shtetit, por kërkojnë drejtësi dhe trajtim të barabartë për pronat e tyre.