Adriatik Lapaj i koalicionit Lëvizja Shqipëria Bëhet, nga takimi elektoral në Berat, është shprehur se vendi ynë është një “një republikë që lëngon mes të mirave.”
Ai tha se koalicioni i tyre mund ta sjellë ndryshimin “duke e sjellë garën në sistem dhe duke e çarë atë që sot e kanë marrë peng bandat përmes politikës.”
“Është fakt që në vitin 1992 martoheshin 33 mijë çifte të reja, sot martohen vetëm 17 mijë. Është fakt që në 92 lindnin deri në 84 mijë në vit, ndërsa sot 23 mijë në vit.
Është fakt që është vendi me fushën aktive dhe rezervën e parë më të madhe të naftës në Evropë, por e ka çmimin e naftës më të shtrenjtin në botë. Është fakt që është vendi i dytë për sasinë e ujit në Evropë, por është fakt se është vendi me i pa furnizuar në Evropë. Është fakt se janë rrogat dhe pensionet më të ulëta në Evropë, ka dy dete, përrenj e lumenj, ka miniera, naftë, toka bujqësore, hekur nikel, resurse të tjera, po të menaxhohen si duhet do të mundësohen transformime të mëdha.
Ky është një vend dhe kjo është një republikë që lëngon mes të mirave dhe ne mund ta bëjmë ndryshimin duke e sjellë garën në sistem dhe duke e çarë atë që sot e kanë marrë peng bandat përmes politikës.”– tha Lapaj.


