Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të maxhorancës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës nga Kuvendi, duke e quajtur këtë një veprim për të penguar funksionimin normal të Parlamentit.
Sipas Nokës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës dhe ka shtyrë afatin e përjashtimit deri në mars, në kundërshtim me rregulloren parlamentare, duke shkelur afatin e një muaji që ishte vendosur fillimisht.
Noka ka theksuar se vendimi për përjashtimin e deputetëve është një hakmarrje ndaj atyre që kanë denoncuar lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës, duke e quajtur këtë një tentativë për të shpallur opozitën si “armiq”. Ai ka bërë të ditur se ky vendim do të dërgohet në gjykatë për të kërkuar anulimin e tij.
Noka: Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore deri në mars. Është thënë një muaj, e çuan tre muaj. 6 Deputetet e opozitës janë përjashtuar deri në mes të marsit. Edi Rama ka shpallur armiq ata që kanë denoncuar kartelet e drogës. Vendimin do e çojmë në gjykatë.
