Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me studentët e Kolegjit të Europës në Bruzh.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rruga që po kalon Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, për të cilën tha se nuk ka qenë e lehtë.
Kryeministri përmendi se ka patur dhe poshtërime, por sërish nuk u dorëzua. Më tej, Rama shtoi se Evropa demokratike nuk po kalon kohën e saj më të mirë.
“Me çdo kusht duhet qëndruar me BE përmes dëshpërimeve vonesave, buzëqeshjeve të ngrira e mbledhjeve të ftohta akull e ndonjëherë edhe poshtëruese. Ne nuk hoqëm dorë, derisa u bënë të ngrohta. Nëse gjerat kthehen në normalitet ne do të vazhdojmë sepse alternativa nuk është një union tjetër, as një bashki, as një rrugëdalje.
Këto nuk janë ditët më të mira për Evropën demokratike, kjo për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Rendi i pasur në rregulla përqeshet hapur, rendi shumë palësh dikur premtim i shenjtë, fryn nëpër një respitatori.
Zemra e saj mund të rrahë përmes bashkimit. Këtu me lejoni të bëj pak provokuesin. Rusia shkon në luftë të marrë Ukrainën dhe Ukraina kërkon të merret nga Europa. Dhe Europa thotë që nuk je gati për ne”, deklaroi Rama.