Mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike, u përfshi nga tonet e larta, debate dhe akuza.
Pjesë e debate është bërë dhe Bislim Ahmetaj, i cili doli në krah të Ervin Salianjit dhe doli kundër Flamur Nokës, pas përplasjes së këtyre dy të fundit.
Ahmetaj mësohet të ketë thënë se as ai nuk e ka dashur Salianjin kur asokohe bashkë me Sali Berishën rrethuan selinë e PD, për ti’a marrë Lulzim Bashës.
“Salinaji mbledh njerëz në takime. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?”, mësohet ti ketë thënë Nokës.
Më tej me ironi i ka thënë “Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz”.
