Mbetjet farmaceutike që gjenerohen në familje janë një problematikë e cila është e dukshme në vendin tonë. Për të nuk ka asnjë parashikim ligjor apo nismë tillë. Qytetarët nuk kanë asnjë udhëzim apo informim lidhur me rrezikshmërinëe produkteve farmaceutike që ata i hedhin pasi skadojnë apo nuk konsumohen. Këto mbetje, bëhen bashkë me ato urbane.
“Një nga aspekt ende të patrajtuara qoftë në legjislacionin shqiptar apo edhe në praktikën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme janë trajtimi i mbetjeve farmaceutike që gjenerohen në familje. Në shumicën e medikamenteve që gjenden në ujërat e lumenjve tanë gjenden vitamina ibuprofen dhe në një përqindje më të ulët edhe antibiotikët. sasia e tyre është në përpjestim të drejtë me sasinë e shitur nëpër farmaci”, tha Mihallaq Qirjo, Ambjentalist, “Rec Albania”.
Rec Albania ka zhvilluar një studim në Tiranë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian. Janë anketuar 175 persona, e në përpunimin e të dhënave rezulton se 92% e qytetarëve i hidhinin mbetjet farmaceurike në koshat urbane. Një pjesë e vogël i hidhnin ato në tualete. Qytetarët e Tiranës treguan gjatë anketimit që ishin të painformuar se ku duhet t’i hedhin medikamentet që nuk përdorin apo që kanë skaduar. 51% e qytetarëve mendojnë se do të ishte zgjidhje t’i kthenin në farmaci, ndërsa pjesa tjetër presin një zgjidhje efikase nga shteti. Ndër mbetjet që gjenerohen në familje, janë: suplemente, antibiotikë, vitamina, shurupë, si dhe medikamentet të tjera të rrezikshme të të sëmurëve me tumore të ndryshme të cilët trajtohen në banesë.
“Kemi parë se dy mënyrat e trajtimit janë ose në hedhjen në koshin e mbetjeve që më pas përfundon në landfille, ose shkarkimi i tyre në tualete nëse janë në gjendje të lëngshme pra ën të dyja rastet shkaktojën dëme mjedisore për popullatën”, tha Mihallaq Qirjo, Ambjentalist, “Rec Albania”.
“Farmacia gjithashtu nuk është e detyruar ose më mirë nuk i lejohet që të tërheqë në farmaci as barnat të dhënë nga farmacia pacientëve të ndryshëm”, tha Dëfrim Goma, Kreu i Urdhrit të Farmacistëve.
Në lumj janë hedhur medikamente të ndryshme të cilat kanë cënuar mjedisin, gjallesat në ujë por edhe rrezikojnë që të japin efekte negative pasi kontaminojnë tokën. Ndër mbetjet më të rrezikshme që gjenerohen në familje janë citostatikët, apo barnat që përdorin të sëmurët me tumore të ndryshme, një pjesë e të cilëve e marrin trajtimin në banesë. Në këtë rast vlen të theksohet se sasia nuk është përcaktues i rrezikshmërisë. Mund të jetë sasi e pakët por ndikimi dhe rreziku ështëi madh.