Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se stigma për Shqipërinë ka ndryshuar dhe nuk shihet më si një vend i zymtë. Kryeministri tha se jemi një vend kriminelësh, rrëmbyesish e hajdutësh, por këto janë fenomene si në çdo vend tjetër.

“Imagjinoj që shumë prej jush mund të pyesni po Shqipëria ç’dreqin do këtu. Po sepse Shqipëria është larg së qnurit ajo që ju kanë thënë, vendi që është persekutuar kaq shumë kohë nga stigma e të qenurit një vend i zymtë.

Në fakt dielli shndrin në Shqipëri, kurrë nuk është zymtë, sepse është vend kriminelësh, rrëmbyesish, hajdutësh, nuk është se nuk i kemi të gjitha këto, por janë po aq shumë dhe po aq pak sa në çdo vend tjetër. Po ashtu është një vend, pasaporta e së cilës ngjante me një vend të dyshimtë, por kjo ka ndryshuar, është kënaqësi e madhe të jem këtu.”- tha Rama.