Kryeministri Edi Rama u ndal në konferencën e fundvitit edhe në hetimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Rama tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të të paraburgosurve, duke shtuar se jemi “vendi më skandaloz” i Këshillit të Europës. Ndalur në shifra, Rama tha se aktualisht në burgjet shqiptare ndodhen 4 492 persona, ndërsa vetëm 1 895 prej tyre janë të dënuar.
“Numri i njerëzve që gjenden në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar, të cilët në kuptimin e Kushtetutës dhe Konventës europiane për të drejtat e njeriut, është më i madh se numri i atyre që janë në burg të dënuar. Këta janë të pafajshëm sipas kushte dhje kon, por janë në burg.
Ne kemi 4 mijë e 492 qytetarë në burgjet shqiptare, a e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo? Nuk po hy tek tjetra, jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua. Kemi 1895 të dënuar dhe 4992 të burgosur, në Shqipëri falë edhe tenxhereve politike e mediatike nuk ka ta pafajshëm. Por ka të dënuar, para se të dënohen që në momentin që dyshohen, e kuptoni çfarë është kjo, për një vend që e ka kaluar njëherë këtë traumë.
Kjo shifër tregon që në Shqipëri, probabiliteti që ti të gjendesh në burg si i dënuar është më i lartë se probabiliteti që ti të shkosh në burg si fajtor. Nuk është kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër jeni apo s’jeni fajtor. Nuk po flasim për ata që janë në kalvarin e tenxhereve, njerëz të zakonshëm të këtij vendi kalojnë në atë kalavar, ose nxirren se iu ikin afatet e paraburgimit, ose dalin të pafajshëm. Ca ngelet, ca është kjo histori, si qenka kjo që në një vend në mes të europës, individi mos të ketë të drejtën e një gjyqi”, tha Rama.



