Qeveria e re në Japoni
Monedha e Japonisë, jeni, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në 20 muajt e fundit, ndërkohë që bursa e Tokios shënoi rritje të shpejtë si pasojë e premtimeve të qeverisë së re për të kryer stimuj të mëtejshëm monetarë dhe për të luftuar deflacionin që ka mbajtur peng Japoninë gjatë dy dekadave të fundit. Shinzo Abe, partia e të cilit fitoi zgjedhjet thellë këtë muaj, u votua si Kryeministër i vendit gjatë ditës së djeshme. Ai ka bërë thirrje për emision monetar shtesë dhe rritje të shpenzimeve fiskale për të mposhtur deflacionin dhe jenin e fortë.
Japonia është një vend që ka eksporte shumë të larta dhe rrjedhimisht të ardhura të shumta në valutë, të cilat forcojnë monedhën vendase dhe rrjedhimisht ulin çmimet. Si pasojë e premtimeve të Abe për politika fiskale shpenzuese dhe emision monetar të lartë, gjatë muajit të fundit, bursa Nikkei ka fituar 18 për qind vlerë, ndërsa jeni ka rënë me 8 për qind.