Në përfundim të ceremonisë së prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë në ambientet e QSUT-së, kryeministri Edi Rama u ndal në një bisedë me humor me mjekët e pranishëm. Duke iu referuar ministres së re, Albana Sala, Rama tha se ajo “është shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme”, duke shtuar me batutë: “Uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ta hani”.
Kryeministri theksoi se Sala është rritur profesionalisht në QSUT, pasi ka qenë pjesë e stafit mjekësor të spitalit pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë.
Me tone ironike, Rama i përshkroi mjekët si “nazelinj dhe tekanjozë”, duke shtuar se kjo lidhet edhe me stresin e madh të punës së tyre. “Nuk besoj se keni ndonjë arsye për të bërë naze për ministren, është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë”, u shpreh ai.