Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Rutte vlerësoi sot rolin e Shqipërisë brenda NATO-s dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar Ukrainën në konfliktin aktual.
“Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Ju jeni shumë i gjatë (Ramës), Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria tek NATO.”, tha Rutte.