Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër. Lajmin për ndalimin, Haklaj e ka rishpërndarë edhe në profilin e tij në Facebook.

Burime bëjnë me dije se ai është ndaluar nga shërbimi sekret i kryeministrit, ku u kanë thënë se janë rrezik për sigurinë kombëtare. Për ngjarjen është lajmëruar edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut.

Haklaj udhëtonte drejt Shkupit së bashku me gazetarin Ferdinand Samarxhiu, ku sot pritet të zhvillohet një marsh protestues lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.