Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit zjarrfikës, Arben Cara. Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë dhe sot është firmosur urdhri i largimit. Mbetet e paqartë arsyeja e dorëheqjes në këtë moment, teksa i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, Cara ka konfirmuar largimin nga drejti i shërbimit zjarrfikës dhe u shpreh se për arsye personale e ka parë të arsyeshme që të largohet nga ky post.
Dorëheqja e tij vjen në një moment kur vendi po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret, ku rasti më i rëndë ishte në Krujë.
