Kryeministri rumun Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij sot pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni pro-perëndimor që ai drejtoi dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial.
Socialistët e qendrës së majtë, të cilëve ai u përket, do të largohen nga koalicioni, ndërsa ministrat e partisë do të qëndrojnë përkohësisht derisa të dalë një shumicë e re pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, tha ai.
Sondazhet parazgjedhore favorizonin George Simion për të fituar raundin e parë. Megjithatë, rezultati i Danit, kryetarit të bashkisë së Bukureshtit, i dërgoi një mesazh të qartë koalicionit qeverisës, i cili mbështeti Antoneskun si kandidatin e partisë kryesore.
Ciolacu u tha mbështetësve të partisë se, meqenëse koalicioni nuk kishte arritur të përmbushte objektivin e tij dhe “nuk kishte besueshmëri pas votimit në Rumani, unë do të propozoj që PSD të largohet nga ky koalicion”.
Partia e tij kishte ardhur në pushtet vetëm në një koalicion pro-BE pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit 2024, megjithëse partia e ekstremit të djathtë e George Simion së bashku me dy grupime të tjera kishin tërhequr një të tretën e votave.
Fitorja e Simionit u nxit kryesisht nga zhgënjimi popullor për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në fund të vitit të kaluar. Suksesi i tij i mundshëm më 18 maj pritet me nervozizëm në kryeqytetet evropiane, si dhe në Kiev. Ai ka thënë se dëshiron një BE me kombe të forta dhe sovrane.
Ciolacu pritet tani t’ia paraqesë dorëheqjen e tij presidentit të përkohshëm Ilie Bolojan, i cili më pas do të emërojë një kryeministër të përkohshëm. Vetë Bolojani mori rolin e presidentit të përkohshëm shkurtin e kaluar për shkak të skandalit që rrethonte anulimin e votimit presidencial.
