Ka dhënë dorëheqjen kryetari i gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu.


Mësohet se Shahu ka paraqitur dorëheqjen që në muajin korrik, por vetëm tani është miratuar nga KLGJ.


Ndërkohë, burime bëjnë me dije se KLGJ ka vendosur kusht që Shahu të qëndrojë në detyrë deri më 30 shtator.


Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Shahut.


Zihni Shahu zv-kryetar në Gjykatën e Elbasanit, ka kryer funksionet e kryetarit që prej largimit nga Vettingu të Sulejman Kurtit.