Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, 12 vjeçe.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon se abuzimi ka ndodhur në disa raste, duke forcuar akuzat ndaj tij.

Gjatë hetimeve paraprake, Meta pranoi ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme nuk dha asnjë deklaratë, por me lëvizje të kokës pohon akuzat.

Ai përballet me akuzën për marrëdhënie seksuale me të mitur, e cila dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.