Lëvizja në aksin rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sot nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), si pasojë e protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Gjithashtu, Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.


