GJKKO lë në burg Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën.

Kujtojmë se Çyrbja akuzohet për “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, e cila u ekzekutua një ditë më parë, 20 tetor 2024, në qytetin e Durrësit. Kanë qenë bisedat në Sky ECC që kanë fundosur ish-deputetin e PS, por priten ende detaje të reja nga dosja. 

Bashkë me të u arrestua mbrëmë edhe Ahmet Masha, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, njëherazi edhe kunati i vëllait të Çyrbjes. Në vitin 2013, Masha është dënuar me 100 mijë lekë të rinj gjobë për naftë kontrabandë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, në 2019 Masha është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin ndaj Plaurent Dervishajt dhe dy miqve të tij. 43 plumba kallashnikovi u derdhën drejt tyre, por të 3 shpëtuan. 

“Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e
kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur
për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti,
datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar
nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe
Ahmet Masha”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
    103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:
  2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
    Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me
    vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
    Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
    veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një
    herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal,
    “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve
    respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
    shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha,
    parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të
    krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga
    nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
    parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
    Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me
    vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
    Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
    veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim
    me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të
    Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me
    personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit
    Penal.
    Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe
    arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër
    Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit
    personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose
    informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i
    detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën
    vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i
    akteve ose të dhënave sekrete”.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
    për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
    afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”- shkruan njoftimi i SPAK.