Në këtë banesë me qerpiç ku shiu e era depërtojnë brenda, në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit jeton Hatixhe Alhysa me djalin e sëmurë, nusen dhe dy fëmijët e tyre.

Në këtë banesë asgjë nuk flet për festë, por vetëm për mjerim.

“Jetojmë me pensionin dhe rrogën e nuses që të ushqejmë fëmijët”-shprehet Hatixhe Alhysa

Teksa djali që duhet të ishte shtylla e shtëpisë vuan nga një problem i rëndë në zemër, familja jeton vetëm me pensionin e të moshuarës dhe ato para që nusja fiton duke pastruar shtëpi në qytet.

Edhe pse pak para atyre u mjaftojnë për të jetuar. E vetmja gjë që kërkojnë është një banesë që t’i mbrojë nga i ftohti.

“Kërkoj vetëm shtëpi, të paktën t’i lë mirë fëmijët dhe të iki”, thotë ajo mes lotësh.

Në këto ditë të vitit të ri teksa të gjithë kanë shpresa për të vit më të mirë, familja Alhysa në Elbasan kërkon vetëm 4 mure dhe një çati për dy fëmijët e vegjël. /Top Channel/