Një ngjarje e dhimbshme ka prekur komunitetin shkollor në Durrës, ku nxënësit e një gjimnazi kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë orës së edukimit fizik si pasojë e një arresti kardiak.
Të mbledhur në ambientet e shkollës, bashkëmoshatarët e tij ndezën qirinj dhe ndanë fjalë prekëse për ta kujtuar, duke vënë në pah energjinë dhe buzëqeshjen që ai sillte çdo ditë.
Në shenjë respekti dhe dhimbjeje, nxënësit kanë vijuar për disa ditë radhazi homazhet, duke veshur bluza me foton e tij dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e Florit në mënyra simbolike.
Ata kanë ndezur qirinj në klasë dhe në palestër, kanë vendosur lule në bankën e tij dhe kanë dërguar mesazhe drejt qiellit, në një përpjekje për të shprehur mungesën dhe dhimbjen që ka lënë pas ndarja e parakohshme e 17-vjeçarit.
Humbja e tij ka krijuar një boshllëk të madh jo vetëm për familjen, por edhe për shokët, mësuesit dhe gjithë komunitetin shkollor.
