Ish deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku para dy ditësh afër aeroportit të Rinasit humbi jetën besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani.

Valteri përmes një postimi në mediat sociale ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit. Sipas ish-deputetit socialist ai ishte një njeri i qetë dhe i edukuar.

“Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot. Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruan Haliti.