Emigrantët e paligjshëm shqiptarë vijojnë të mbeten problem në Britaninë e Madhe.
“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull kontabandistëve që mundësojnë udhëtimet me gomone, duke zbuluar dhe skemën që ata përdorin.
Sipas medias britanike, kontrabandistët shqiptarë reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok, duke tërhequr sa më shumë bashkëkombas, të cilëve u marrin shuma të mëdha parash për udhëtimin e rrezikshëm. Por nga ana tjetër, përveçse çojnë shqiptarët drejt Britanisë, ata ndihmojnë dhe kriminelët të largohen nga Britania.
Në artikull citohet një nga këto persona, i cili ka thënë për Daily Mail se mund të arratisej nga Britania e Madhe për 3,000 paund.
Një tjetër llogari kontrabandisti që funksionon në Tiktok ofron një shërbim prej 17,500 paund për të shpëtuar kriminelët duke falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni.
Ndërkohë policia britanike po ndjek të paktën 38 persona të dyshuar shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues.