Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë.
Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata dënimi do t’iu konvertohet në shërbim prove.
Në “Shqipëria LIVE” ka folur sot ish-zëdhënësi i Pallatit Mbretëror, Murat Balla, i cili për herë të parë ka treguar shkaku ne divorcit mes ish-çifitit.
“Është rënë dakord që zonja Zaharia do të marrë një apartament dhe një dyqan për biznes. Këtë banesë do e ketë së bashku me vajzën e saj, deri në ditën që ajo do martohej. Por për të jetuar në pallatin mbretëror, nuk lejohej pasi është pronë e familjes mbretërore. Ajo jetonte në pallat deri sa të bëhej gati apartamenti. Kjo ka qenë marrëveshje e ish-çiftit. Në momentin që Zaharia martohet me dikë tjetër apartamenti i ngelet vajzës, por Elia nuk mund të jetojë aty në sy të vajzës me dikë tjetër. Ndarja e tyre ka nisur dy vite para asaj videoje. Nuk kanë funksionuar shumë gjera dhe më pas u mblodhën dhe shpërtheu konflikti për shkak të interesave ekonomike. Kur një gjë nuk funksionon, nuk gjykohet sepse aty është dhimbja, që e çoi marrëdhënien e tyre deri në tragjedi.
Elia Zaharia ka marrë një biznes shumë të majmë, një biznes me vlerë mbi 1 milionë euro. Është ambient i ri tregtar që po ndërtohet në një pallat të ri. Atë e ka pasuri të sajën. Princi gjithashtu jep çdo muaj 1 mijë euro pension për vajzën.
Kur u ndanë, Princi ka puthur të bijën, i ka thënë Elias lamtumirë dhe ka marrë rrobat për të jetuar në një apartament tjetër. Fillimisht vetëm dhe më pas me këtë vajzën. Këtë e ka bërë sepse situata ka qenë shumë e ndehur,”– tha ai.