Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online dhe bëri me dije ndryshime në organizimin e “Foltores” së PD-së.

Berisha tha se foltorja nuk do të zhvillohet më vetëm para Kryeministrisë në Tiranë, por protestat do të mbahen në të gjithë Shqipërinë.

“Këtë javë nisim foltoret jashtë Tiranës, dhe do të vijojnë në të gjithë vendin”, u shpreh ai.