Shqiptarë të diasporës janë mobilizuar në disa shtete të ndryshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projekteve të qeverisë shqiptare, përfshirë edhe ato që lidhen me zhvillimet në zonën e Zvërnecit.

Protesta janë raportuar në qytete si Milano dhe disa zona të tjera në Itali, në Londër si dhe në New York, ku pjesëmarrësit kanë dalë në rrugë për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me vendimmarrjen dhe ndikimin e projekteve në mjedis dhe pasuritë natyrore.

Ndërkohë, protesta janë zhvilluar edhe në Zvicër, ku shqiptarë janë mbledhur para Konsullatës shqiptare. Me pankarta dhe thirrje publike, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e projekteve që kundërshtojnë.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, këto protesta synojnë të rrisin presionin publik ndaj qeverisë shqiptare dhe të kërkojnë më shumë transparencë në projektet zhvillimore.