Kompania turke “Tete Albania”, ka disa leje shfrytëzimi të minierave dhe 2 leje kërkim zbulimi të cilat janë të përqëndruara në zonën e Mirditës edhe pse të dhënat tregojnë se kompania është në rrezik të lartë falimenti. Një raport i huamarrjes më i lartë se 50% zakonisht konsiderohet si i lartë dhe me risk falimenti. Përgjatë dy viteve me radhë 2021 dhe 2022 rezulton se raporti i huamarrjes së kompanisë është plot 98%.

‘Raporti i huamarrjes së Shoqërisë konsiderohet i larte, duke e vënë Shoqërinë përballë rrezikut financiar’

Pasqyrat financiare të kompanisë nuk janë bërë publike prej vitesh, ndonëse ky është një detyrim ligjor. Ndaj atyre që nuk zbatojnë ligjin parashikohen edhe sanksione, por në këtë rast asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, duhet parë zinxhiri i plotë i kompanisë. Jo vetëm brenda territorit shqiptar nga ku del bruto materiali, por edhe atje ku përpunohet për të kuptuar se çfarë nxirret apo cili është fitimi. Në këtë rast të dhënat mungojnë.

‘Ka dy arsye, mendoj unë, e para mbi të gjitha aktivitei i deklaruar prej tyre zgjerohet jashtë Shqipërisë që do të thotë, e dinë të gjithë që bakri, minerali i bakrit i papërpunuar ka në përbërje të tij edhe elementë të tjerë që bëjnë këtë aktivitet këtu me humbje, por atje matanë për shkak tëtë gjithë përbërësve të tjerë që gjatë përpunimit përfitohen me shumë fitim

Di gjë qeveria, shteti, tatimet fisku, e kështu me radhë për këtë gjë, e bëjnë këtë analizë apo nuk e bëjnë këtë analizë’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

Kompania mëmë e “Tete Albania”, ka themeluar një tjetër subjekt me aktivitet në fushën minerare, ku përfshihet mes të tjerave edhe kërkimi floririt. Kompania në fjalë nuk zotëron leje minerare. Nuk dihet nëse krijimi i kompanive në grup mund t’i shërbejë skemës së qarkullimeve të flukseve të parave për të ndikuar në nxjerrjen e bilanceve pa fitim. Në të njëjtën kohë, kjo prodhon volum tregtar dhe si rrjedhojë mund të përdoret për përfitimin nga rimbursimi i tvsh. Në thelb, rimbursimi në final mbetet fitim i privatit dhe dëmtim i interesave të shtetit për sa kohë kompania që shfrytëozn minierën deklarohet pa fitim.

Janë një sërë institucionesh të cilat duhet të kishin marrë masa dhe ushtruar kontrolle në kompaninë “Tete Albania” për të verifikuar bilancet me humbje. Fillimisht janë tatimet që do të duhet të. Një arsye e madhe që do të shërbente si alert për shtetin është pagesa e TVSH-së që i bëhet kompanisë.

‘Të shkosh të trokasësh e të kërkosh e të bësh, të kërkosh fatura e të bësh llogari nepër baxho apo nëpër biznese të një natyre të vogël dhe të mos bësh kurrë llogari apo mos verifikosh vetdeklarimet e ketyre kompanive, mos të verifikosh bilancet e tyre me humbje nëtyrisht që je në kushtet e moskryerjes së detyrës për të mos thënë të shpërdorimit të detyrës dhe këtu vijmë tek organet fiskale që e kanëpërdetyrë të merren me këtë gjë’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

Tete Albania referuar të dhënave në Thesarin e Shtetit nga viti 2019 e deri më sot ka përfituar nga shteti shqiptar plot 1.5 miliardë lekë rimbursim të TVSH-së. Janë 27 transaksione të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në llogari të kompanisë Tete Albania. Pra, një skemë e ngjashme siç Prokuroria po heton për kompaninë“Bankers” që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse në Patos-Marinzë.

‘Të punosh me humbje në një minierë nuk bën sens, siç nuk bëri më nëhundsens pas 25 vitesh në kompaninëbankers

A duhet bërë kjo në të gjithë industrinë minerare, a duhet bërë kjo, a duhet parë pikërisht ky element i fitimit zero ose me humbje për të kuptuar që ej këta na kanë zhvilluar apo na kanë zhvatur, se qëzhvasin punëtorët kjo ia bën mu, por qëzhvasin edhe shtetin pastaj edhe mbi punëtorët kjo bëhet dy herë më e rëndë’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

Referuar dokumenteve rezulton se rimbursimi i tvsh për kompaninëështë shumë I rëndësishëm pasi është i vetmi fitim. Gjatë vitit 2022, Shoqëria ka kërkuar disa rimbursime TVSH që i perkasin vitit 2021 dhe 2022. Të ardhura të përllogaritura lidhen me shitjen e bakrit të kryera për llogari të klientit të vetëm Traxys gjatë vitit 2022, të cilat nuk janë faturuar tek klienti në datën e raportimit.

‘Jemi në një sektor ku eksporti është parësor, pra ai minerali qënxirrët nga Spaçi shkon në eksport, mjafton rimbursimi i TVSH-së që të deklarosh çfarëdolloj aktiviteti në balancë 0 ose me pak humbje sepse t’i mbulon rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në një aspekt në një llogari fare të thjeshtë’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

Gjatë vitit 2022, Shoqëria ka hyrë në marrëveshje të reja dhe ka vazhduar marrëveshjet e mëparshme për punët përgatitore dhe ndërtimin e fabrikës. Edhe këtu, paratë e fituata deklarohen për investime apo detyrime ndaj të tretëve.

‘Gara zakonisht ka qenë e tillë që janë afruar shumë kompani të huaja të interesuara për burime natyrore të vendit apo për të shfrytëzuar të gjitha ato resurse që ne kemi, praktika koncensionare shqiptare në historinë e saj ka njohur shumë histori dështimesh dhe shumë pak histori suksesi’ u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko

‘Përgjithësisht këto kompani nuk është se kanë shumëasete të regjistruara, punojnë me nënkontraktorë të cilët janë të dyshuar në mjaft raste si trafik influence i deputetit të zonës, ministrit të radhës e të tjera si këto dhe njëkohësisht kanë si karakteristikë që janëpërgjithësisht të paprekshme nga organet audituese’ u shpreh eksperti i ekonomisë, Zefi Preci

Ne i jemi drejtuar institucioneve të linjës për të siguruar sipas ligjit për të drejtën e informimit të një kopje të kontratës së lidhur me kompaninë turke nga shteti, por nuk morëm asnjë përgjigje. Po ashtu, kontrata nuk rezulton as në ekstraktin e kompanisë në QKB. Fshehja e këtyre të dokumenteve, nuk mund të sqarohet veçse me zhdukjen e informacioneve që lidhen me detyrimet që ka kompania për investime.

‘Cdo kontratë koncensionare që të jepet do të duhet patjetër që shteti të garantohet nëpërmjet kontratës që koncensionari, kompania private në këtë rast ka një plan investimesh të mirëfilltë e cila do të mundësojë rentabilitetin ekonomik të kontratës, pra kontrata në fund do të dalë me fitim, nuk mund të pranosh një kontratë që del me humbje, një plan biznesi që del me humbje nuk pranohet, është mashtrim’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

Çuditërisht, këtë kontratë nuk e zotërojnë as deputetet që janë anëtarë në komisione parlamentare ku u debatua mbi minierën e Spaçit. Inside Story iu drejtua edhe kompanisë turke me një kërkesë për informacion, për ballafaqimin e gjetjeve të hulumtimit, por nuk morëm asnjë përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit.

‘Ore si rri kjo minierë 5 vjet me humbje? Si? Si i paguan punëtorët? Si i financon operacionet nëpër galeri e kështu me radhë? Si? Kur është me humbje ti nuk paguan dot? Si ka mundësi?’ u shpreh deputeti i PS, Erion Brace

‘Këto kompani të cilat nuk i kanë kapacitetet fillojnë dhe manipulojnë pasqyrat financiare, pra fillojnë dhe deformojnë realitetin, fillojnë edhe fryjnë faturat, fillojnë dhe fryjnë shpenzimet dhe investimet, pikërisht se nuk e kanë kapacitetin për të përballuar atë që kanë rënë dakord’ u shpreh eksperti i ekonomisë Pano Soko