I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte analisti Milaim Zeka i cili bëri disa deklarata të forta lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Balluku.

Ai u shpreh se ky vendim i GJKKO është më i miri dhe që Shqipëria po bëhet më e mirë duke theksuar se tani po preken dhe institucionet e quajtura të paprekshme.

Zeka bëri një deklaratë të fortë gjatë intervistës duke theksuar se përveç Ballukut emra të mëdhenj analistësh dhe gazetarzësh janë nën hetim nga SPAK.

“Sipas informacioneve të mia brenda SPAK të cilin e përkrah janë në hetim edhe disa emra të mëdhenj të gazetarisë shqiptare, analistë shumë të njohur të cilët janë te përfshirë drejtpërdrejtë në pastrimin e parave të ministrave.”, u shpreh analisti.