Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është penduar për marrëveshjen për emigrantët.
Rama tha se të njëjtën marrëveshje do e lidhte sërish, por vetëm me Italinë, edhe pse të gjithë do ishin kundër kësaj nisme.
“Me Italinë do e bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi të gatshëm për t’u përgjigjur”-u shpreh Rama.



