Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë grumbulluara para hyrjes së Kuvendit për të protestuar kundër klasës politike ditën e sotme.

Me thirrjet e përhershme “Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” ata kanë rrethuar hyrjen e parlamentit, në pritje të ligjvënësve. Ndërkohë, raportohet se deputetët e mazhorancës kanë hyrë 30 minuta më herët, për të shmangur takimin me protestuesit.

Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre. Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se do vijojnë tubimin në orën 19:00 pasditen e sotme, në ditën e 31 radhazi.