Fjalimi i Diellës, ministres me Inteligjencë Artificiale në Kuvend, u bë shkak debati në emisionin Top Story.

Moderatorja Grida Duma iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të PS, nëse patën ‘qeshje cinike’ kur dëgjuan fjalimin e Diellës në sallën e Parlamentit.

Klosi tha se Diella ia doli të ngjallte debat për Inteligjencën Artificiale, ndërsa u shpreh se në të vërtetë ajo është një agjent që do të kryejë detyra.

Pjesë nga diskutimi në Top Story:

Grida Duma: Ju kur ishit në sallë, kishit këtë reagim qeshje cinike?

Blendi Klosi: Gjithë kjo histori ka bërë dy gjëra të rëndësishme, me shpejtësi e futi situatën intelektuale, me shpejtësi hymë në debatin e asaj çfarë po vjen në realitetin tonë, dhe e dyta Diella, ne jemi qeveri që shërbimet online janë shtuar me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ajo ka ekzistuar.

Diella ka qenë bashkëbisedues e e-Albanias. Deri tani Diella ka bërë këtë detyre, tani Diella ka marrë mbi vete dhe një agjent. Diella është një agjent që merr detyrën dhe e zgjidh vetë. Diella ia doli të hapte shumë debate në Shqipëri

Grida Duma: Në rast se opozita hecën përpara, inteligjenizohet, bëhet artificiale dhe sjell Saturnin, sekretarin e përgjithshëm, do e linte Niko Peleshi?

Blendi Klosi: Dekreti i Presidentit e ngarkon. Po ta dëgjonit, këtë tha gjënë më të bukur. Diella nuk reagon, vepron.  

Top Channel