Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Panairin e Turizmit në Gjermani, ku nuk i ka kursyer batutat.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se është kënaqësi të çojë diell nga Shqipëria, për qiejt gri të Berlinit. Duke folur për turizmin, Rama tha se Shqipëria është vend ambicioz për të pritur gjithnjë e më shumë turistë gjermanë.
“Faleminderit shumë! Është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet që pak vite më parë do të ishte vështirë që përfytyrohej për ne. Është po kështu një kënaqësi e vërtetë, t’ju sjell pak diell sot nga Shqipëria, sepse të mikprerësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi. Kjo gjë nuk më çudit sepse e di si janë gjermanët, por kur vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit.
Më vjen mirë të shohim rritjen e shifrave të turistëve gjermanë. Rreth 120 mijë disa vite më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi shumë ambiciozë për të marrë gjithnjë e më shumë turistë gjermanë.”– tha Rama.