Erisa Xhixho e ftuar në Breaking në Top News, foli për arrestimin e Ilir Metës dhe raportin e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

“Në momentet historike, që ne kemi bërë koalicionet me PD apo me PS janë sqaruar dhe kontekstet në atë kohë.

Ka qenë LSI që i ka ushtruar presion Ramës që të rregullojë ligjet e integrimit.

Thyerja me z.Rama ishte kur kriminelë deputetë u futën në parlament dhe sot për turpin e këtij vendi kemi pasur kriminalizimin dhe kanabizimin e vendit.

Kanë qenë këto vendimmarrje që LSI të dalë në opozitë dhe të reflektojë në vendimmarrjet e saj.

Unë kam folur me avokatin e Metës, ky e ka takuar dhe më ka thënë me bindje të plotë që është shumë mirë dhe më i fortë se kurrë për të nxjerrë të vërtetat e këtij burgimi politik,” tha Xhixho.