Me tensione ka nisur dhe po vijon edhe sot protesta e cila ka nisur para Ministrisë së Arsimit, njëjtë si një ditë më parë.

Protestuesit kanë nisur me hedhjen e gurëve drejt godinës së Ministrisë, si dhe duke shkulur kangjellat pranë saj.

Ata u kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave dhe tabelave reklamuese, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është paralizuar.

Të rinjtë protestues dëgjohen duke iu drejtuar Policisë me thirrje: Ju urrejmë, sa turp të jesh polic.