Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme.
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për shuarjen e flakëve po operojnë 1 avion “Canadair” dhe 1 helikopter. Një ditë më parë u evakuuan rreth 500 turistë, ndërsa qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët zbritën deri në rrugë.
Vatrat vijonë aktive edhe në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshatra dhe kanë djegur disa banesa. Edhe në Tepelenë në zonën e Lekëlit flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.