Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e dënimit për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja. Ai u dënua me 3 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar ju ul 1/2 e dënimit dhe përfundimisht u dënuar me 2 vite, dënim të cilin e ka shlyer.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjykata vendosi gjithashtu dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg.