Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi ka folur sot në “Shqipëria Live”, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos, ku Hazbi Velsula i mori jetën kushëririt të tij, Selim Velsui.

Sipas Rexhepit, ka diçka që po fshihet pas kësaj ngjarjeje, që dhe autoritetet nuk po e bëjnë publike. Sipas tij, kjo vrasje ka ardhur si pasojë e një arsyeje të rëndë. Eksperti i sigurisë i bëri thirrje po ashtu shtetit të ndërhyjë për të shmangur viktima të tjera, pasi familjarët kanë paralajmëruar hakmarrje, në rast se autori nuk dënohet përjetësisht.

“Ka diçka që duan ta fshehin. Nuk më duket kaq e thjeshtë. Po ashtu, reagimi i shtetit dhe arrestimi i shpejtë i autorit tregon që nuk kemi të bëjmë me një kriminel të organizuar. Veprim i shpejtë i policisë së Tiranës sepse ai u largua nga Klosi. Ka diçka që po fshihet sepse ai ka qenë para disa ditësh në vendngjarje. Çfarë donte ai aty? Në ngjarje në fshatra zakonisht nuk jepen të gjitha detajet për të mos agravuar ngjarjet, që kanë kohë që ndodhin. Kjo ngjarje duket se ka arhdur për një arsye të rëndë. Shteti duhet të ndërhyjë për të shmangur viktima të tjera.”-tha ai.