Gjatë konferencës që ka patur ditën e sotme për shtyp, kryeministri Rama është pyetur nëse ka patur komunikim me Aleksandër Vuçiç.
Rama as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar, ndërkohë që ka shtuar se “presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Kurti, as nuk e paketojmë dot ta nisim në ndonjë kontinent tjetër”.
Rama: Karshëlliku është shprehja e përgjegjësisë kështu që mos ma bëni si ata që i thonë pse nuk i thua terrorist.
A keni pasur komunikim me Vucic?
Rama: Marrëdhëniet në këto nivele, janë marrëdhënie që kalojnë nga pikësynime strategjike, nga interesat kombëtare nga nevoja që unë kam sot privilegjin të udhëheq. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Kurti, as nuk e paketojmë dot ta nisim në ndonjë kontinent tjetër, as nuk mbledhim dot bagazhet që të nisemi në një kontinent tjetër. Duam s’duam, Serbia është aty, fqinje me ne.