I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari Artan Hoxha ka treguar për luftën brenda Partisë Socialiste.
Hoxha tregoi se SPAK ka shumë info për Belinda Ballukun, të cilat ende nuk i ka nxjerrë akoma.
“Kur Veliaj u arrestua, fusha u hap, u la e lirë dhe në atë moment filluam të shihnim një përplasje mes lobit që përfaqësonte Belinda Balluku dhe lobit që përfaqësonte Ergys Agasi. Një herë mer avantazhin një palë, një herë pala tjetër, por duke u munduar t`i bëjnë gropën njëri-tjetrit, kanë bërë një gropë aq të madhe sa do bien bashkë aty. Fakti që Balluku fitoi në një qark si Fieri, krijoi bindjes se ishte shumë e fuqishme dhe përballja për këdo që do e sfidonte do ishte shumë e vështirë. Belinda është rast i veçantë se SPAK e ka hetuar pa i vendosur masë sigurie.
Kur u vendos masa e sigurisë, pati një përplasje në Kuvend. Ideja është që kur SPAK shkon në të tillë nivele politikanësh, ti duhesh ta kesh qepur dosjen mirë. Akuzat për të kanë qënë për nivele shumë të larta korrupsioni. I është shtuar akuzë e re për korrupsion, SPAK po mundohet t`ja marrë territorin pak nga pak.
Por në dosje ka shumë gjëra që nuk kanë dalë fare. Aty ka shumë gjëra që nuk kanë dalë, ka dhe një pjesë që edhe ne që i dimë nuk mund t`i themi. SPAK i ka të gjitha infot, por nuk kanë dalë në dritë. Nuk kanë krijuar ende bindjen që këtë akuzë mund ta provojnë. Edhe pse SPAK mund të ketë mjaftueshëm prova për t`ia mbyllur karrierën politike Ballukut, ende po pret” tha Hoxha.
