Lulzim Basha vijon publikimin e videove interesante ku thumbon dhe ironizon kryeministrin Edi Rama.
Së fundmi, ai ka ndarë një video ku flet për “të mirat” që Rama ka bërë për Shqipërinë gjatë qeverisjes. Së pari ai rendit si të mirë faktin që dera e Prokurorisë së Posaçme, është bërë dera më e famshme në vend. Ai shton po ashtu se në këtë zonë është rritur shitja e paketave, pasi të arrestuarit kërkojnë cigare. E nga ana tjetër, sipas Bashës, Rama ka hapur një fasoneri ku qepen uniforma burgu.
“Të mirën e parë ka bërë padyshim, që dera më e famshme në Shqipëri është bërë dera e SPAK-ut. Shokët i zgjodhi Rama, pra ai e bëri derën më të famshme. E mira e dytë, mendoj që tek zona e SPAK-ut, ka rritur në maksimum shitjen e paketave të cigareve. Nga të dyja anët, se nga një anë është SPAK-u, nga ana tjetër është 313-a. Dhe e mira tjetër është që teksa sektori i prodhimit dhe eksportit është në krizë totale, lajmi i keq ky, është në recesion në fakt, Rama ka hapur një fasoneri për të qepur këmisha vija-vija”– shprehet Basha.



