Detaje të reja janë zbardhur në lidhje ngjarje ne rëndë të ndodhur në Durrës disa javë më parë, ku 3 fëmijë u gjetën në një banesë në kushte aspak të përshtatshme, me dyshimin se nëna i ka braktisur.
Ditën e sotme ka folur për herë të parë babai i 3 fëmijëve, i cili në një bisedë të gjatë në emisionin “Me zemër të hapur”, ka rrëfyer detaje nga jeta bashkëshortore, duke treguar se divorci ka ardhur si pasojë e tradhtisë nga ana e bashkëshortes. Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, edhe në sy të fëmijëve, video të cilat ai tha se i disponon.
“Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund të lërë një baba nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte ka urdhër mbrojtje. Denoncimi është bërë sepse ish-i dashuri i saj i ka gjuajtur tim biri dhe unë e kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Po kërkoja ish të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di un se çfarë do t’i bëj. E kam me video, më ka rrahur djalin e vogël. Mund të pi një shishe birrë apo të vë ndonjë skedinë, por as nuk jam i alkolizuar e as nuk luaj kumar apo të shes shtëpinë.
Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më. Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha ‘Do iki!’ Mora borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai.




