Motra e Flutura Bashkës, viktimës së pafajshme të atentatit në Shkodër, ka folur sot për tragjedinë që e preku familjen e saj. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo shpjegoi se Flutura dhe bashkëshorti i saj, Bashkimi, ishin duke shkuar te toka e tyre në bujqësi kur ndodhi ngjarja e tmerrshme.

“Fati i saj i keq, në momente të keq,” tha ajo, duke theksuar se gjendja e Bashkim Bashës është e rëndë dhe ai është akoma në rrezik për jetën.

Ajo përshkroi çfarë ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç, ku një automjet “Mercedes” i preu rrugën dhe filloi të qëllonte me breshëri kallashnikovi. Viktimat e tjera përfshinin Hamza Licin, që vdiq në vendngjarje, dhe Arlind Bushatin, i cili humbi jetën në spital. Flutura Basha ishte një kalimtare e rastit, duke udhëtuar me motorin e saj me Bashkim Basha, i cili tani është plagosur rëndë.

Motra e Fluturës shprehu ndjenjën e papërshkrueshme të humbjes dhe pasojat që kjo ngjarje ka lënë pas, përfshirë dy vajzat dhe një djalë të Fluturës, që tani përballen me një të ardhme pa nënën e tyre.